Zjarr afër QKUK-së në Prishtinë
Barakat të cilat janë të vendosura afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, janë kapluar nga zjarri.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas tij, aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit”, ka thënë Borovci./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?