Kaloni te përmbajtja kryesore

Tre të lënduar në një aksident në Skenderaj

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Makremal të Skenderajt, të dielën.

Për rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.

‘”Rreth orës 17:40, është raportuar për aksident trafiku i shkatuar në  fshatin Makremal  të Skenderajt .Në aksident janë  përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar tre persona”, ka thënë Zahiti./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button