Tre të lënduar në një aksident trafiku në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në në udhëkryqin Xerrxë-Rugovë, në rrugën Gjakovë-Prizren.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 12:20 kemi pranuar informatën se në fshatin Rugovë (rruga Gjakovë-Prizren), ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete dhe dy këmbësorë. Deri më tani 3 persona (dy këmbësorët dhe njëri nga shoferët e automjeteve) janë dërguar në Spitalin Rajonal-Gjakovë për trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, ka thënë Elezaj./21Media

Back to top button