Tre të lënduar në një aksident trafiku

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Krujë-Qafshtamë.
Aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i mjetit, një 18-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është plagosur rëndë një 14-vjeçar.
“Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafshtamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë  e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.” – bën me dije policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./oranews

Back to top button