Tre të lënduar nga aksidenti në Sllovi të Lipjanit
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Sllovi të Lipjanit të enjten.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona
“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Sllovi të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti. /21Media