Kaloni te përmbajtja kryesore

Shtatë të lënduar në një aksident në Vitomiricë të Pejës

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:25 në fshatin Vitomiricë në Pejë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Rugova. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button