Tre të lënduar nga një aksident në Ferizaj

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture me targa vendore dhe një tjetrës me të huaja, në rrugën “Epopeja e Jezercit”, në Ferizaj.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli.
“Viktimat kanë marrë ndihmë mjekësorë në Qendrën Emergjente të qytetit, e më pas janë liruar”, tha Veseli.
Tutje ai bëri të ditur se njësitet hetimore janë duke u marrë me rastin./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?