Tre të lënduar pas një aksidenti te rrethi i Spitalit

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti ndërmjet tri veturave në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana i cili njoftoi se përplasja mes automjeteve ka ndodhur sot rreth orës 11:00.

“Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Prishtinës”, tha Pllana tutje./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button