Tre të plagosur me armë zjarri në Veternik, Prokuroria jep detaje për RTV21

Një rrahje mes disa personash ka eskaluar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj tha për portalin rtv21.tv se Prokuroria tashmë ka nisur hetimet mbi rastin.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me rastin e ndodhur sot, në lagjen “Veterniku” në Prishtinë, ju njoftojmë se pas pranimit të informatë nga policia, prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda i kësaj Prokurorie, ka autorizuar të njëjtit t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, të cilat do t’i ndriçojnë rrethanat e rastit”, ka thënë Ulaj për rtv21.tv

Tutje, Ulaj shtoi se “nga hetimet preliminare dyshohet se pas një mosmarrëveshje mes disa personash, ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe nga kjo ngjarje kanë mbetur të lënduar tre persona, me ç’ rast janë dërguar në QKUK për ta marrë ndihmën e nevojshme mjekësore”.

“Në këtë fazë nuk mund të japim informata të tjera, për shkak se janë duke u kryer hetime karshi këtij rasti”, theksoi Ulaj./21Media

Plagosen me armë zjarri tre persona në Veternik

Back to top button