Tre të plagosur në Gjakovë, spitali jep detaje për gjendjen e tyre shëndetësore

Mbrëmë në Gjakovë dyshohet se nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona.
Sipas policisë, i dyshuari është ende në arrati.
Ndërsa, Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka dal me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
“Pas orës 00:20 në Emergjencën e Spitali janë lajmëruar tre qytetarët me lëndime me arme zjarri, prej tyre dy kanë lëndime në ekstremitetet e poshtme të trupit, pas trajtimit mjekësorë që kanë marrë në Emergjencë janë hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë, gjendja e tyre është stabile. Ndërsa personi i tretë ka lëndime në regjionin lumbal (pjesën e poshtme të shpinës) ka qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike, momentalisht është salle të operacionit. Stafi mjekësorë po vazhdon trajtimin dhe kujdesin e duhur profesional”, thuhet në njoftim.