Plagosen me armë zjarri tre persona në Gjakovë, i dyshuari në kërkim

Tre persona janë plagosur në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, mesnatën e së shtunës.

Rasti për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Policisë i dyshuari është ende në kërkim.

“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit”, ka thënë Elezaj.

Në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është iniciuar “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button