Tre të vdekur, 17 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Tre persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, u konfirmuan edhe 17 raste të reja, ndërsa u shëruan 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.

Rastet e vdekjeve: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Statistika (17 Maj 2021)

Raste të reja ditore 17
Të shëruar në 24 orë 1,107
Të shtruar në spitale 80
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,639

Testime totale 679,396

Raste pozitive 132,032
Raste të shëruara 125,419
Raste Aktive 4,178
Humbje jete 2,435

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3276
Shkodër 175
Korçë 160
Gjirokastër 96
Fier 90
Lezhë 88
Vlorë 87
Elbasan 67
Berat 53
Durrës 40
Kukës 23
Dibër 23./Oranews

Back to top button