Tre të vdekur nga shpërthimi i urës

Tre persona humbën jetën në shpërthimin në urën rrugore dhe hekurudhore që lidh Rusinë me Krimenë, bëri të ditur,  Komiteti Hetues i Rusisë.

Ata besohet të jenë pasagjerë të një makine që ndodhej pranë një kamioni, i cili shpërtheu pak pas orës 06:00 me orën lokale të mëngjesit të sotëm dhe bëri që cisternat e naftës në seksionin hekurudhor të marrin flakë., raporton BBC përcjell portali rtv21.tv

“Trupat e dy viktimave, një burri dhe një gruaje, tashmë janë nxjerrë nga uji dhepo punohet për identifikimin e tyre,” shtoi komiteti.

Bëhet e ditur se hetuesit kanë gjetur detaje të kamionit dhe pronarit të tij – të regjistruar në rajonin jugor të Krasnodar të Rusisë – dhe është duke u zhvilluar një kontroll në shtëpinë e tij./21Media

Back to top button