Tre viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, nga realizmi i 2 mijë e 787 testimeve për Covid-19, janë regjistruar 232 raste të reja, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 221 pacientë, ndërkaq, betejën me virusin e kanë humbur 3 persona. Që të tre viktimat janë nga Shkupi.
Në mënyrë shtesë janë regjistruar edhe 3 viktima në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 të cilët kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 14.03.2022 deri 23.03.2022.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 1 mijë e 975./21Media

Back to top button