Tregtari shqiptar i drogës dëbohet nga Italia

Një shqiptar, tregtar droge u dëbua nga Italia

Agjentët e Komisariatit të Sessa Aurunca, e shoqëruan deri në Brindisi ku u hip në një traget dhe u nis për në Shqipëri.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për A.V, i cili e ka të ndaluar që të kthehet më në Itali, pasi në të kundërt arrestohet.

30-vjeçari, i cili qëndronte pa dokumente në Itali, u kap me 20 gramë kokainë të pastër dhe 1500 euro, të ardhura nga shpërndarja e drogës./oranews

 

Back to top button