Tregu më i vjetër në Dresden hap dyert për publikun

Në qytetin gjerman Dresden, sezoni festiv nisi zyrtarisht me prerjen tradicionale të tortës së njohur për Krishtlindje

E njohur si Striezelmarkt, tregu po kremton hapjen e vet të 583 dhe thuhet se do të vizitohet nga miliona në javët në vijim, përkundër sigurisë së lartë nëpër të gjitha tregjet gjermane për Krishtlindje.

Në vitin 2016 një tunizian 26 vjeç hyri me kamion në tregun për Krishtlindje të Berlinit duke vrarë 12 njerëz. Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

Tregjet e sivjetme kanë prani më të dukshme të policisë dhe pengesa mbrojtëse betoni për të parandaluar qasjen e trafikut.

Shumë qytetarë kanë shprehur këmbënguljen për të vazhduar e pokaq thonë se nuk ndjejnë frikë për shkak të prezencës së shtuar të policisë.

Tregu për Krishtlindje i Dresdenit ose “Striezelmarkt”, që mbahet çdo vit që nga viti 1434, e ka marrë emrin sipas një fjale të vjetër për “frutat”, që së pari u përmend në fillim të shekullit 14.

Vizitorët nga krejt Gjermania erdhën që të provonin një copë tortë dhe bukë me fruta, duke pritur me durim në turmën e mijëra vetave.

Copat e tortës tradicionale saksone shitend dhe paratë jepen për bamirësi, sipas traditës vjetore.

Bashkiaku i Dresden Dirk Hilbert e preu tortën e gjatë 2m dhe e shpalli tregun të hapur zyrtarisht.

Në treg, po ashtu të njohur për piramidën e vet rrotulluese nga druri, vizitorët sezonalë mbajtën ngrohtësinë me kriglla vere dhe ishin mosprëfillës ndaj kërcënimit të shtuar për terror./21Media

Back to top button