Treni del nga shinat në Holandë, një i vdekur dhe 30 të lënduar

Të paktën një person ka humbur jetën dhe rreth 30 të tjerë janë lënduar – disa në gjendje të rëndë – pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat në Holandën perëndimore.
Shërbimet e urgjencës thonë se përplasja gjatë natës ndodhi pasi treni që transportonte rreth 50 persona goditi pajisjet e ndërtimit pranë fshatit Voorschoten.
Raportet e mëparshme kishin thënë se kjo pasoi një përplasje me një tren mallrash.
Ekipet e shpëtimit dhe mjekët po punojnë në vendngjarje, duke ndihmuar të lënduarit.
Përplasja ndodhi rreth orës 03:25 të martën.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan karroca të përmbysura dhe një shtëllungë tymi që ngritej në qiellin e natës.
Disa autoambulanca janë parë të gatshme për të transportuar të lënduarit.
Në përditësimin e tyre të fundit, shërbimet e urgjencës thonë se të lënduarit rëndë janë dërguar në spitalet e afërta, ndërsa 11 persona po trajtohen në shtëpitë e banorëve vendas.
Zyrtarët nga Bordi Holandez i Sigurisë, një organ që kryen hetime të pavarura për aksidentet, janë dërguar në vendin e aksidentit.
Voorschoten shtrihet midis Hagës dhe Amsterdamit.
Gazeta NRC raportoi se aktualisht asnjë tren nuk po qarkullonte midis Hagës dhe Leiden për shkak të përplasjes./21Media