SHBA thotë se vrau komandantin e lartë të IS-it në Siri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë thënë se kanë kryer një sulm në Siri, duke vrarë një udhëheqës të lartë të Shtetit Islamik (IS), për të cilin beson se ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Evropë.

Khalid Aydd Ahmed al-Jaburi vdiq në një vend të pazbuluar të martën, sipas një deklarate nga Komanda Qendrore e SHBA.

Asnjë civil nuk thuhet të jetë vrarë nga sulmi.

Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Siria.

Shtetet e Bashkuara thanë se al-Jaburi zhvilloi strukturën udhëheqëse për IS dhe se vdekja e tij do të “prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të komplotuar sulme të jashtme”.

Ai tha se IS “vazhdon të përfaqësojë një kërcënim” për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme se cilat sulme besohet të ketë organizuar./21Media

Back to top button