Treni del nga shinat, tre të vdekur në Gjermani

Tre persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pas një aksidenti me tren që ka ndodhur në lagjen bavareze Garmisch-Partenkirchen:, njofton policia. 60 persona u trajtuan për lëndime, 16 prej tyre në gjendje të rënde, tha një zëdhënës i zyrës së qarkut Garmisch-Partenkirchen, përcjell portali rtv21.tv

Siç raportojnë mediat gjermane treni po udhëtonte nga Garmisch për në Mynih dhe doli nga shinat pranë Burgrain. Nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti.
Sipas policisë raportimet e para për aksidentin janë marrë rreth orës 12:20. Të gjitha shërbimet e shpëtimit, policia dhe brigadat kanë dalë në vend të ngjarjes, duke përfshirë gjashtë helikopterë të shpëtimit. “Njerëzit po tërhiqen nga dritaret,” tha një zëdhënës i policisë federale.
Aksidenti shkakotoi bllokimin e rrugës midis Garmisch-Partenkirchen dhe Oberau./21Media

Back to top button