9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në Kosovë janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19, nga 284 testime të kryera.
Nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 182.
Në Kosovë janë 56 raste aktive me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 829 mijë e 328 doza të vaksinës.
Deri më sot 823 mijë e 188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 102 mijë e 818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Back to top button