Treni me 150 pasagjerë del nga binarët

Një tren pasagjerësh në linjën Gjevgjeli-Shkup ka dalë nga binarët mëngjesin e sotëm në afërsi të stacionit hekurudhor Kadina Reka.
“Nuk ka pasagjerë të lënduar. Në momentin e icidentit në tren kanë qenë 150 pasagjerë, të cilët me tren tjetër janë transferuar për në Shkup”, thuhet në njoftimin e Hekurudhave të Maqedonisë-Transport.
Komunikacioni në linjën hekurudhore Veles-Shkup aktualisht është ndërprerë./21Media

Back to top button