Trepça mundi Pejën, kaloi në finale të “Play-off”-it

Trepça sot është kualifikuar në finale të “Play-off”-it, me ç’rast do të përballet me Golden Eagle Ylli-n.
Mitrovicasit kanë mundur Pejën me rezultat 76:81 (12:23, 20:22, 14:14, 30:22), duke u kualifikuar në finale me serinë 3:1.
Siç ka informuar Federata e Basketbollit e Kosovës, te Peja janë dalluar: Arian Qallakaj me 19 pikë e shtatë kërcime, Darius Washington me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Calvin Godfrey me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mitrovicasit: Drilon Hajrizi me 22 pikë e 12 kërcime dhe Andrew Gordon me 17 pikë e dhjetë kërcime.
Ndeshja e parë finale zhvillohet të dielën në Suharekë./21Media

Back to top button