Trepça-Peja, ja kur zhvillohet sfida vendimtare

Trepça dhe Peja tashmë i kanë zhvilluar katër finalet e play off-it në basketbollin kosovar, dy në “Karagaçi” dhe dy në “Minatori”, ballafaqime të cilat ofruan spektakël të madh.

Pas katër ndeshjeve, rezultati është i barabartë 2-2 dhe kjo nënkuptpn që duhet të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare për titullin e kampionit.

Do të jetë palestra “Minatori” mikpritëse e finales së madhe, e cila do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 20:00.

Back to top button