Trepça triumfoi ndaj Vëllaznimit

Ndeshje e fortë është zhvilluar sonte në palestrën “Minatori” në Mitrovicë ku janë takuar, Trepça e Vëllaznimi.
Pas një loje të barabartë, fitore ka shënuar Trepça me rezultat 35-31.
Tradicionalisht Trepça e Vëllaznimi luajnë ndeshje të forta dhe kështu ndodhi edhe sonte.
Për Trepçën ishte fitorja e dytë rresht. Ndërkohë, Vëllaznimi pësoi humbjen e parë. Me këtë ndeshje u mbyll xhiroja e tretë në Superligën e Kosovës në hendboll./21Media

Back to top button