Në manifestim do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj

Në manifestim do të marrë pjesë edhe kryeministri Haradinaj

Para 30 vjetëve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu fillimin e zhbërjes së Jugosllavisë.

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë, për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.

Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore, kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.

Me rastin e këtij përvjetori “Ndërmarrja Trepça” organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” që fillon sot.

Me këtë rast, do të marrë pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Manifestimi do të mbahet në minierën Stan Tërg në Mitrovicë nga ora 14:00./21Media