Tri ndeshje sot në Euro 2024, përballen Serbia dhe Anglia

Tri ndeshje interesante këtë të diel do të jenë në program në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Loja kryesore e ditës së sotme do të zhvillohet në “Veltins Arena” në Gelsenkirchen. Përballë njëra-tjetrës do të jenë Serbia dhe Anglia. Kjo ndeshje fillon nga ora 21:00.
Ndeshja e parë e ditës së diel, do të fillojë nga ora 15:00 me Poloninë dhe Holandën, të grupit D.
Derisa përballja tjetër e grupit C do të luhet mes Sllovenisë dhe Danimarkës dhe nis nga ora 18:00.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?