Tri raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Tri raste të dhunës në familje kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Policisë dy raste janë regjistruar në Prishtinë dhe një në Deçan, shkruan rtv21.tv.

Në të tri rastet e dhunës në familje gratë kanë qenë viktima, të njëjtat është dashur të pranojnë trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që kanë marrë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button