Grabitje e armatosur në Vushtrri

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Vushtrri. Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka bërë të ditur se dy persona të panjohur, të maskuar nën kërcënimin e armës e kishin sulmuar fizikisht një burrë dhe ia kishin marr telefonin celular dhe kuletën në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe para të gatshme.

Policia ka raportuar se viktima si pasojë e sulmit ka pësuar lëndime dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori./21Media

Back to top button