Tri raste të dhunës në familje në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dielën janë raportuar tri raste të dhunës në familje në Prishtinë.
Rasti i parë është raportuar rreth orës 01:01, ku është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim te prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti i dytë është raportuar rreth orës 15:00, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një femër pasi e njëjta ka sulmuar fizikisht familjarët e saj. Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Më pas rreth orës 18:55 është arrestuar një burrë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur familjarët e tij, si dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media