Tri raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar tri raste të dhunës në familje.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rastet e dhunës janë nga Lipjani, Peja dhe Vushtrria.
Dje një çift nga Lipjani janë shoqëruar stacionin policor pasi që të njëjtit ishin fjalosur në mes vete. Nga revolta gruaja ka goditur derën dhe është lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është dërguar në strehimore.
Një burrë nga Peja është arrestuar pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj një femre. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Gjithashtu edhe një burrë nga Vushtrria ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Po ashtu viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /21Media