Tri raste të falsifikimit të parasë

Konfiskohen monedhat

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarët janë ankuar se kanë hasur në tri raste në kartëmonedha prej 50 eurosh.

Rasti i parë është në Fushën e Pajtimit në Kaçanik, ku pronari i një pompe të derivateve, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me veturë me targa të Maqedonisë pasi ishte furnizuar me derivate ka bërë pagesën me 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar.

Rasti tjetër është lajmëruar në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Zyrtari i bankës ka raportuar se ka hasur në një kartëmonedhë prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe në këtë rast monedha e dyshuar është konfiskuar.

Ndërsa dje në Lipjan, një punëtore në bankë ka raportuar se gjatë kontrollimit të parave, ka hasur në një kartëmonedhë poashtu prej 50 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar./21Media

Back to top button