Shkon në 94 numri i përgjithshëm

Shkon në 94 numri i përgjithshëm

Edhe tri raste të reja me koronavirus janë konfrimuar sot në Kosovë, duke e çuar në 94 numrin total të të infektuarve, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Siç bëhet e ditur nga IKSHPK-ja rezultatet pozitive kanë dalë nga gjithësj 45 mostra të testuara sot.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, dy prej të cilave me vendbanim në Prishtinë dhe një me vendbanim në fshatin Kijevë-Malishevë.”, thuhet në njoftimin e ISHPK-së.

Nga data 08.02.2020 deri me 29.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.082 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej nëntëdhjetë e katër raste me një rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç./21Media

TRE RASTE ME COVID-19! Sot më 29.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë…

Gepostet von Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës am Sonntag, 29. März 2020