Tri raste të reja me Covid-19
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka vdekur asnjë person që ka qenë i prekur me Covid-19, janë shënuar 3 raste të reja, ndërsa janë shëruar 5 persona nga Covid-19.
”Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 206.443 doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.381, ndërkaq numri i rasteve aktive është 158”, ka bërë të ditur MSh./21Media
