Haxhiu e quan lajm të mirë dënimin me burgim të Zoran Vukotiqit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu reagoi pas dënimit të sotëm me 10 vjet burgim ndaj Zoran Vukotiqit, për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ministrja theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për të gjitha viktimat e dhunës seksuale të luftës, për qytetarët, por edhe për historinë dhe të ardhmen e Kosovës.
“Drejtësia për krimet e luftës do të bëhet dhe për këtë do të angazhohemi çdo ditë!”, shkroi Haxhiu në facebook.
Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka dënuar me dhjetë vjet burgim Zoran Vukotiqin, i akuzuar për kryerjen e krimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ky është dënimi i parë që është shqiptuar nga gjykata vendore në Kosovë./21Media

Back to top button