Tri shpërthime të ndara, humbën jetën 5 persona

 

Tri shpërthime të ndara në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul të shtunën morën jetën e të paktën pesë personave dhe u plagosën dy të tjerë.

Zëdhënësi i policisë së Kabulit Ferdaws Faramarz tha se dy shpërthimet e para ndodhën 15 minuta larg njëri-tjetrit dhe i treti që synonte një automjet policie ndodhi dy orë më vonë.

Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë, transmeton rtv21.tv.

Policia e Kabulit tha se hetimet janë duke u zhvilluar.

Afganistani ka parë një ngritje mbarëkombëtare të bombardimeve, vrasjeve të shënjestruara dhe dhunës në fushën e betejës, ndërsa negociatat e paqes në Katar midis Talibanëve dhe qeverisë afgane kanë ngecur./21Media

Back to top button