Tri vetura futen brenda një lokali, ka të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, ku tri vetura janë futur në një lokal.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për portalin rtv21.tv ka thënë se në një veturë ka qenë në lëvizje dhe dy të tjera të parkuara.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete ( një ka qenë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona si dhe janë shkaktuar dëme materiale në një lokal”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin po merret njësiti i trafikut./21Media

Back to top button