Tri vjet e dy muaj burg për tentim vrasje

Dënim me burg për dy veprat penale

​Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur aktgjykim dënues kundër të akuzuarit M.G. për veprën penale, “Vrasje e rëndë” në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” të ish Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas gjykatës, i akuzuari M.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burg për dy veprat penale në kohëzgjatje prej tre vite e dy muaj, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 05 qershor 2018 deri më 02 korrik 2018.

“I akuzuari është obliguar që të paguaj shpenzimet procedurale në shumën prej njëzet e pesë euro, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë  euro, si dhe shumën prej pesëdhjete euro, në emër të kompensimit të viktimave të krimit në afat prej pesëmbëdhjetë ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit E.B., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, me 05 qershor të vitit 2018 në Gjakovë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta të dëmtuarin L. L., me ç’ rast ka rrezikuar edhe jetën e personave të tretë. Konfiskohet një revole e tipit “TT”, një karikator së bashku me dy fishekë, të cilën armë ditën kritike e kishte përdorur i akuzuari”, thuhet në komunikatë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Back to top button