Tri vjet nga rrënimi i murit në Mitrovicë
Ishte paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun
Strukturat paralele në veriun e Mitrovicës kishin ndërtuar një mur pranë urës së Ibrit, për të pamundësuar lidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve në dy pjesët e Mitrovicës.
Tri vjet më parë, dy ekskavatorëve iu kanë dashur vetëm një orë për ta rrënuar murin ilegal të ndërtuar në Mitrovicën e Veriut.
Gjatë rrënimit, ishte thënë se më nuk do të ketë mure në atë pjesë dhe ishte paralajmëruar edhe hapja e urës që lidhë jugun dhe veriun, gjë që nuk ka ndodhur edhe pas tri vjetësh.