Haradinaj në fjalimin vjetor të Trump

Haradinaj: Vizioni i Trump siguri dhe shpresë për popujt paqedashës

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj mori pjesë në fjalimn vjetor të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump në sesionin e përbashkët të Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Haradinaj  pas kësaj ngjarje u shpreh se Kosova e ka rrugëtimin në partneritet me SHBA-në

“Fjalimi i Presidentit Trump ishte shprehje e qëndrimit se Shtetet e Bashkuara janë lider global në siguri, ekonomi, demokraci dhe progres. Ky vizion i Presidentit Trump dhe administratës së tij është një siguri dhe shpresë për të gjithë popujt paqedashës dhe shtetet demokratike. Kosova e ka të qartë rrugëtimin, e ky rrugëtim është në rresht dhe partneritet me SHBA.”, shkroi ndër tjerash Haradinaj në Facebook.

Në këtë fjalim Haradinaj ishte i ftuar në cilësinë e kryeministrit të Kosovës,  mirëpo mandati i tij përfundoi më 3 shkurt kur edhe u votua Qeveria e re e Kosovës.

Kjo vizitë e Haradinajt në SHBA u bë shkak që ky nuk i dorëzoi personalisht mandatin e kryeministrit, Albin Kurtit, por këtë e bëri ish zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli./21Media

Back to top button