Trimi e Fatima sjellin “Jena Gzu”

Artistët shqiptarë, Trim Jetullahu dhe Fatima Ymeri kanë publikuar projektin e ri “Jena Gzu”, në prag të Festës së Flamurit.
Ky nuk është bashkëpunimi i parë i dyshes. Ata më parë kanë sjellë duete të cilat u pëlqyen e u klikuan miliona herë në Youtube.
“Jena Gzu” është realizuar me videoklip, ndërkaq artistët janë përkujdesur të përfshijnë Flamurin e bukur Kombëtar, atë Kuq e Zi në pjesën më të madhe të videoklipit.
Me tekst të Edlir Begollit dhe Trimit, video e realizuar nga E.B Production, “Jena Gzu” u mirëprit nga publiku, ku nuk munguar komentet pozitive në rrjetet sociale të dy artistëve./21Media

Back to top button