Trippier flet pas transferimit te Newcastle: Nuk mendova dy herë për tu larguar nga Atletico

Kieran Trippier ka thënë që ai nuk ka menduar dy herë për tu larguar nga Atletico Madridi dhe Liga e Kampionëve, vetëm për t’iu bashkuar skuadrës angleze Newcastle United që momentalisht po lufton për mbijetesë në Premier Ligën angleze.
Trippier është bërë transferimi i parë i Newcastle United në krye me pronarët e rinj, të cilët aktualisht janë pronarët më të pasur në botë, duke kaluar nga Atletico Madridi në “St. James Park” për një shumë afro 15 milionë eurosh.
Në të kaluarën Trippier ishte lidhur me transferime të mundshme te Manchester United dhe Chelsea, por mbrojtësi anglez tha që nuk kishte hezituar të pranoj shansin që të nënshkruajë me Newcastle.
“E kam bërë të qartë para disa muajve që nëse do të më vinte shansi që të rikthehem në Premier Ligë, menjëherë do ta bëja. Po ashtu, kjo është e rëndësishme për familjen time. Kjo është një mundësi tejet e mirë”, tha Trippier në konferencën për media. Unë jam tipi i lojtarit që i dua aventurat, kisha aventurën time me Atletico Madridin, ku ndryshova shtet dhe ndryshova ligë. Tani unë jam te Newcastle dhe jam i vetëdijshëm për situatën në të cilën gjenden. Jam këtu për të ndihmuar sa më shumë që mundem brenda dhe jashtë fushës. Kjo është një mundësi e madhe dhe jam tejet i emocionuar për të”, ka thënë transferimi më i ri i Newcastle.
Po ashtu, Trippier tregoi që trajneri Eddie Howe kishte qenë një ndër faktorët kryesorë që ai vendosi të transferohet te Newcastle.

Back to top button