Trofeu i Botërorit vjen për herë të parë në Kosovë 

Trofeu origjinal i Kupës së Botës, të cilën e kanë ngritur vetëm kampionët, po vjen për herë të parë në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, e cila tha se do të jetë e pranishme aty, mirë ka një mundësi që aty të jenë edhe dashamirët e futbollit.
Kjo nuk është e tëra, në Kosovë do të zbarkojë edhe legjenda e Brazilit dhe Arsenalit, Gilberto Silva.
Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin këtë trofe, do të kenë mundësinë unike ta shohin atë në realitet më 20 maj, në një hotel në Prishtinë.
Klikoni këtu për të aplikuar për pjesëmarrje në këtë event./21Media

Back to top button