Trossard ka refuzuar dy ekipe vetëm për t’iu bashkuar Arsenalit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raportoi sot se Arsenali ka arritur marrëveshje me Brightonin për ta transferuar Leandro Trossard.
Tani janë bërë të ditura disa detaje të kësaj marrëveshjeje, ku Arsenali do të paguajë 24 milionë euro dhe afro 7 milionë euro të tjera në formë të bonuseve si dëmshpërblim drejt Brightonit.
Trossard ka rënë dakord për një marrëveshje katër vjeçare me “Topçinjtë”, ku kushtet personale nuk kanë qenë kurrë problem, pasi belgu kishte refuzuar dy klube vetëm për t’iu bashkuar Arsenalit.
Marrëveshja është kompletuar brenda 24 orëve që prej kontaktit të parë mes dy palëve mbrëmë.

Back to top button