KEDS tregon se në cilat komuna ka probleme me rrymë si pasojë e vërshimeve

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve rajonet e Pejës, Mitrovicës, Skenderajt dhe Vushtrrisë tashmë janë vërshuar dhe, përveç dëmeve në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti energjetik.
“Ekipet e KEDS-it të këtyre Distrikteve ndodhen në terren dhe në Pejë, Mitrovicë e Skenderaj janë detyruar të bëjnë shkyçjen e disa daljeve nga furnizimi, meqë disa shtëpi janë përfshirë nga vërshimet”, ka bërë të ditur KEDS në një njoftim.
Sipas KEDS-it, kjo ndodh për shkak të sigurisë së vetë banorëve dhe të punëtorëve të KEDS-it, të cilët deri më tash në disa zona kanë arritur të riparojnë dëmet e shkaktuara dhe po punojnë vazhdimisht në eliminimin e tërësishëm të tyre.

Back to top button