Truke për ta bërë banjon tuaj të shkëlqejë në më pak se 15 minuta

Në vend që të humbni kohë kur të filloni pastrimin pranveror në banjë, mund ta rregulloni atë në 10-15 minuta. Thjesht duhet të dini disa truke të vogla dhe një lajm i mirë, nuk keni pse të shkoni larg pasi tashmë keni shumicën e gjërave që mund ta bëjnë banjën tuaj të shkëlqejë si një diamant.
Bright Side ndan disa këshilla që do t’i japin fund orëve të tëra pastrimi të mërzitshëm të banjës.
Përdorni vajin e pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit ka veti antibakteriale dhe antifungale. Kjo është arsyeja pse përdorimi i tij në banjë është një ide e shkëlqyer. Shtoni pak vaj peme çaji në sodën e bukës dhe jepini lavamanit tuaj një pastrim të mirë. Vaji largon lehtësisht mykun dhe bakteret dhe rikthen shkëlqimin e mëparshëm të lavamanit tuaj.
 Përdorni shkumë rroje për të pastruar pasqyrat

Për të parandaluar që pasqyrat të mjegullohen pas dushit, thjesht aplikoni pak shkumë rruajtjeje në to. Lëreni për 1 minutë dhe fshijeni me një peshqir të thatë. Gjithashtu funksionon shkëlqyeshëm për të mbrojtur pasqyrat tuaja nga gjurmët e gishtërinjve.
Përdorni uthull për të pastruar pllakat

Ju mund të hiqni qafe pllakat e verdha lehtësisht pa përdorur produkte të shtrenjta. Përdorni vetëm uthull, pasi shërben si një pastrues natyral i fuqishëm. Përzieni 1/2 filxhan uthull të bardhë me ujë të ngrohtë. Jepini pllakave një pastrim të plotë.
Megjithatë, kini kujdes dhe mos e pastroni mermerin me të, përndryshe, acidet do ta dëmtojnë  atë.
Përdorni gazeta për të fshirë dyert e dushit prej xhami

Nëse nuk keni në dorë një leckë me mikrofibër, mos ngurroni të përdorni gazeta. Nuk lë pas fibra, plus, fërkon mirë. Ju gjithashtu mund të kombinoni gazetat me uthull të bardhë që xhani të shkëlqejë. 
Përdorni vajin e foshnjës për të shndritur pajisjet

Vendosni pak vaj në një leckë dhe fërkojeni në pajisjet, kokat e dushit dhe madje edhe tualetin tuaj. Në këtë mënyrë, ju do t’u jepni atyre një shkëlqim të këndshëm dhe do të hiqni qafe gjurmët e  gishtërinjve.
Mbani një kripesë me sodë buke pranë tualetit tuaj

Thjesht spërkatni pak sodë buke në tasin e tualetit përpara se ta përdorni. Kjo do të zvogëlojë nevojën për të pastruar shpesh tasin e tualetit. Për më tepër, mund ta përdorni edhe për të zhbllokuar tualetin. Përdorni 1 filxhan sodë buke dhe 2 gota uthull dhe pas 30 minutash, tualeti juaj më në fund do të jetë i zhbllokuar./21Media

Back to top button