Kuvendi s’ka kuorum për ta votuar komisionin për energjinë

Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum për ta votuar komisionin për energjinë në seancën e sotme.
Vetëm tre deputetë kanë hedhur gjatë votimit për formimin e komisionit për energjinë dhe të tri votat ishin abstenim, në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës, ndonëse në sallë në momentin e votimit ishin të pranishëm 61 deputetë.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se ky është rezultati më i çuditshëm që ka marrë ndonjëherë.
Themelimi i këtij komisoni gjatë kësaj seance ka përlpasur opozitën dhe pozitën. /21Media

Back to top button