Spicer tha sot se nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes  Trump dhe Putin, në margjinat e Samitit G20

Spicer tha sot se nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes  Trump dhe Putin, në margjinat e Samitit G20

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer tha sot se nuk përjashtohet mundësia e një takimi mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, në margjinat e Samitit G20, që mbahet muajin e ardhshëm në Gjermani.

“Në mënyrë që të punojmë së bashku me Rusinë në zgjidhjen e disa problemeve dhe të bashkëpunojmë nëse ka gatishmëri për këtë, atëherë ne do të donim që kjo të ndodhë”, tha zëdhënësi Spicer, raportoi Reuters.