Në tre shpërthime humbin jetën 50 persona

Vetëm në qytetin Paraçar, së paku 37 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur

Më shumë se 50 persona kanë humbur jetën dhe së paku 170 persona të tjerë janë plagosur, në tre shpërthime që kanë ndodhur sot në Pakistan, njoftuan zyrtarët pakistanez.

Sipas mediave lokale, vetëm në qytetin Paraçar, së paku 37 persona janë vrarë dhe më shumë se 150 janë plagosur, në dy shpërthime me bomba, të cilat kanë ndodhur në një kohë prej tri minuta.

Back to top button