Trump e Putin shtrëngojnë duart për herë të parë

Samiti i G20-ës në Hamburg

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin janë takuar për herë të parë, duke shtrënguar duart në fillim të samitit të G20-s që mbahet në Hamburg të Gjermanisë.

Dy presidentët mbajtën takimin e tyre të parë nën hijen e zemërimit amerikan për një ndërhyrje të mundshme të Moskës në zgjedhjet amerikane, si dhe për lidhjet e mundshme të ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, shkruan rtv21.tv

“Ishte nder të takohem me presidentin Putin” tha presidentit Trump për gazetarë pas takimit.  Në përgjigje ndaj kësaj, edhe lideri rus afirmoi nevojën e një takimi personal midis tyre.

Dy liderët është planifikuar të bisedojnë për Sirinë dhe çështjet tjera në margjina të samitit të G 20-ës në Hamburg, ku Trump do të takohet edhe me presidentin meksikan Enrique Pena Nieto.

Ky është takimi i parë sy më sy i dy liderëve të cilët kanë zhvillua dy biseda telefonike që nga inaugurimi i Trumpit në muajin janar.

Pas bisedave telefonike të zhvilluara mes tyre në janar dhe maj, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë shpërndarë njoftime për shtyp, por nuk dihet nëse një gjë e tillë do të përsëritet edhe këtë herë./21Media

Back to top button