Trump e thotë edhe një herë se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Serbisë: Do të shpërthente

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka përmendur edhe një herë se ka pasur të ndodhte një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai këto deklarata i ka bërë gjatë një interviste për gazetarin Australian Mario Naëfal.
“Ne kemi zgjidhur shumë luftëra. Një nga luftërat, mendoni për këtë, Indi-Pakistan… bërthamore. Shikoni Kamboxhian kohët e fundit. Vetëm këtë javë, ne zgjidhëm një luftë të madhe mes Kongos dhe Ruandës. Kosova, e dini për këtë. Serbia, ajo do të shpërthente”, ka deklaruar ai.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?